Shkolla "Jusuf Puka" Durrës

Përmbledhje e workshop-it:

Më datë 10 Tetor 2023, u mbajt një workshop në Shkollën "Jusuf Puka" në kuadër të projektit me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për historinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Në seminar morën pjesë 26 nxënës. Po ashtu, ishte prezent një përfaqësues nga Bashkia e Durrësit.
Workshopi u drejtua nga eksperti në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, znj. Dorina Xheraj dhe të ftuar në kuadër të projektit ishin pjesëmarrës nga Bashkia Durrës. Pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një fuqi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e vlerave unike të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe rolin e tyre në ndërtimin e identitetit kombëtar.
Workshopin e karakterizoi një pjesëmarrje e gjerë e nxënësve që shprehën dhe ndanë mendimet e tyre në lidhje me temat e trajtuara. Gjatë sesionit, theks pati ruajtja e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm dhe përgjegjësinë që të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndiejnë ndaj kësaj detyre.
Pjesëmarrësit manifestuan interesin e tyre për të mësuar më shumë dhe për të ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel lokal. Në përfundim të workshopit, pati mjaft diskutime, duke inkurajuar një ndërveprim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes pjesëmarrësve dhe ekspertëve.
Ky aktivitet paraqiti një hap të suksesshëm në përcjelljen e mesazhit për rëndësinë e trashëgimisë kulturore në shoqëri. Pjesëmarrja aktive dhe përfshirja e përfaqësuesve nga Bashkia e Durrësit bëri që ky aktivitet të ketë një impakt në ndërgjegjësimin dhe informimin e pjesëmarrësve.

 

Qëllimi i Workshopit:

Qëllimi kryesor i seminarit ishte rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve për historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare si një forcë nxitëse për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit. Nëpërmjet prezantimeve dhe diskutimeve, u synua të ndriçoheshin vlerat dhe potenciali i trashëgimisë kulturore në përmirësimin e identitetit kombëtar dhe në krijimin e një shoqërie më të përgjegjshme ndaj trashëgimisë së saj.


Objektivat e Workshopit:

Ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve në rëndësinë e trashëgimisë kulturore: Përmes prezantimeve dhe diskutimeve, u synua që pjesëmarrësit të kuptonin vlerat dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore në kontekstin historik dhe shoqëror shqiptar.
Inkurajimi dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve: Për të përcaktuar se si pjesëmarrësit do të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel lokal dhe kombëtar.

 

Rezultatet e Seminarit:

1. Rritja e Ndërgjegjësimit: Të rinjtë u ndjenë më të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.
2. Shkëmbim i Pasur i Ideve: Diskutimet e hapura dhe pyetjet e nxënësve i dhanë dinamikë workshopit. Nxënësit shprehen mendimet e tyre me pasion dhe dëshirë për të kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë.
3. Përparim në Nënkuptimin e Identitetit Kombëtar: Pjesëmarrja në seminar ndihmoi nxënësit të kuptojnë më mirë historinë dhe kulturën e tyre, duke ndikuar në formimin e identitetit kombëtar.

 

Rekomandime për të Ardhmen:

1. Inkurajojmë vazhdimin e diskutimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta që promovojnë ndërgjegjësimin për trashëgiminë kulturore.
2. Rekomandojmë që Bashkia e Durrësit të vazhdojë pjesëmarrjen e saj dhe të angazhohet në aktivitetet e tjera të këtij lloji.
3. Mendojmë se përdorimi i teknologjisë mund të rrisë impaktin dhe pjesëmarrjen, p.sh. përdorimi i platformave online për diskutime dhe shkëmbim ideash.
Seminari në Shkollën "Jusuf Puka" shënoi një hap të rëndësishëm në realizimin e objektivave të projektit dhe krijoi një model pozitiv për aktivitete të tilla në të ardhmen.