Banka Qëndrore në Durrës
Dega e parë e Bankës Kombëtare Tregtare u krijua në Durrës më 29 nëntor 1925, në ndërtesën historike ku ndodhet sot Dega e BKT Durrës. Kjo ndërtesë përfaqëson realisht institucionin financiar më të vjetër shqiptar në vend. Me datë 1 nëntor 1926 dhe 15 nëntor 1926 janë datat në të cilat janë themeluar përkatësisht Degët Shkodër dhe Vlorë të BKT-së. Banka Kombëtare Tregtare (BKT), u krijua në janar të vitit 1993, pas bashkimit të Bankës Tregtare Shqiptare (BTSH) dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH). Në fakt BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. BTSH u krijua në vitin 1991 për shkak të nënndarjes së veprimtarive të Bankës së Shtetit të Shqipërisë, veprimtaria kryesore e së cilës ishte menaxhimi i operacioneve të tregtisë së jashtme të njësive shtetërore me vendet ish-socialiste. BKSH nga ana tjetër u krijua në vitin 1992 si rezultat i një nënndarje të dytë të Bankës së Shtetit të Shqipërisë. BKSH u krijua për të menaxhuar veprimtarinë tregtare vendase të njësive shtetërore. Pasuritë dhe detyrimet nga veprimtaria e këtyre dy njësive u transferuan në llogaritë e BKT-së që kur u krijua për herë të parë. Banka Kombëtare Tregtare u krijua si shoqëri e përbashkët aksionere në korrik 1997, me asete që arritën në 2.7 miliardë lekë.